Juventusi dhe portieri i talentuar Emil Audero kanë ndërprerë bashkëpunimin pas plot 11 vitesh. Talenti italo-indonezian është blerë nga klubi i Sampdorias, ku u huazua në fillim të sezonit. Transferimi konsiderohet tanimë është zyrtarizuar nga klubi i Juventusit”.
Nga shitja e 22-vjeçarit, “Zonja e vjetër” ka arkëtuar 20 milionë euro. Audero konsiderohet si një ndër portierët më premtues në Itali, por Alegri ka në dispozicion dy “gardianë” të talentuar si Shezni dhe Perin, konkurrenca e të cilëve do të ishte shumë e dëmshme për një portier të ri, që ka ende shumë për të mësuar.
Ufficiale | #Audero ceduto a titolo definitivo alla @sampdoria https://t.co/XlO2VkhJNj pic.twitter.com/mwPc6vnpmP
— JuventusFC (@juventusfc) February 26, 2019
Te Sampdoria Auderio i ka habitur të gjithë me paraqitjet e tij, dhe prandaj vendimi për të blerë ka ardhur që në janar edhe pse ky opsion ishte i vlefshëm deri në fund të kampionatit.