Ajo që nuk blihet me para, blihet me shumë para! Sheikët e PSG dalin nga binarët dhe bllokojnë Realin, shifra që nuk janë parë në historinë e futbollit për Mbapen

Kylian Mbappe ende nuk ka vendosur se ku do të luajë nga sezoni i ardhshëm. Bëhet e ditur se sulmuesi 23-vjeçar do të luajë për PSG ose Real Madrid. Vendimi ende nuk është marrë dhe të dyja skuadrat janë të bindura se francezi do t’i zgjedhë. Për nënshkrimin e kontratës së re, sheiku i Katarit Tamim Bin Hamad Al-Thani, shteti i të cilit zotëron PSG-në, është gati t’i japë Mbappes një kontratë për dy plus një sezone me shifra të pabesueshme.

Sipas Le Parisien, sulmuesit i ofrohet një pagë prej 50 milionë euro në sezon, por edhe një bonus prej 100 milionë eurosh vetëm për të nënshkruar një kontratë të re. Këto janë numra që nuk janë parë kurrë në botën e futbollit dhe do të shohim nëse Mbappe dhe familja e tij vendosin të qëndrojnë në PSG apo do të përmbushin ëndrrën duke nënshkruar për Real Madridin, i cili ofron shifra shumë më të vogla. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online