“Etrit Berisha ka bërë shumë mirë te ne”, trajneri i Torinos përgëzon portierin e Shqipërisë: Ju si gazetarë e nxorrët në shitje…

Trajneri i Torinos, Juric, ka folur në konferencën për shtyp për Etrit Berishën. Mes komplimentave për performancën e këtij lojtari, njëkohësisht është prekur edhe e ardhmja. Në media qarkulloi lajmi se Milinkovic Savic kishte dalë në shitje, por këtë e mohoj Juric.

Nuk kemi menduar për portierin e së ardhmes. Ju e keni nxjerrë në shitje si gazetarë portierin tjetër, Milinkovic Savic. Por ai për mua ka bërë shumë mirë. Në vitin e parë ishte i shkëlqyer, pastaj ka pasur periudhë negative nga COVID, është normale. Tani ka ardhur Etrit Berisha dhe po i shkon shumë mirë për momentin. Por për të ardhmen, do të shohim”, tha Juric. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online