Frenki De Jong do të jetë një lojtar i Barcelonës duke nisur që nga sezoni i ardhshëm, me Ajaksin që do të përfitojë plot 75 milionë euro nga shitja e lojtarit. Tashmë, drejtuesit holandezë, kanë nisur kërkimet për zëvendësuesin e 21-vjeçarit dhe me sa duket e kanë gjetur kandidatin potencial.
Bëhet fjalë për talentin e Standard Liezhit, Razvan Marin. Rumuni ka mahnitur me paraqitjet e tij në Belgjikë dhe duket se pëlqehet shumë nga drejtori sportiv i Ajaksit, Mark Ovenmars. Gjiganti holandez do të ofrojë plot 12 milionë euro për Standardin, që pritet të mos e refuzojë një ofertë të tillë.
?? BREAKING: Ajax have found their replacement for Frenkie de Jong. Razvan Marin will sign a contract for 5 years, transfer fee will be approximately €12M. [@MikeVerweij] pic.twitter.com/2lrbJSRmqD
— AFC Ajax ? (@TheEuropeanLad) March 25, 2019
Razvan Marin është aktivizuar më parë tek ekipi i Vitorulit, deri sa në vitin 2017 kaloi në kampionatin belg për diçka më shumë se 2 milionë euro. Aktualisht, në këtë sezon, 22-vjeçari numëron 5 gola në kampionat me fanellën e Standardit, pas 28 ndeshjesh të luajtura.