Ajaksi del kundër rrymës, bën merkato te Junajtid

Klubet holandeze janë prej dekadash një nga tregjet e preferuara të skuadrave angleze. Në 10 vitet e fundit nga eredivisie në Premier kanë kaluar 47 lojtarë. Por, klubi i Ajaksit po mendon të bëjë të kundërtën.

Kryeqytetasit kanë blerë nga Sauthemptoni sulmuesin anësor Dushan Tadiç për 13 milionë euro, dhe tani objektivi i radhës është rikthimi në ekip i mbrojtësit Dalei Blind, i cili aktivizohet prej katër sezonesh të Mançester Junajtid.

Sipas medieve holandeze përfaqësuesit e të dy klubeve kanë rënë dakord për një çmim prej 17 milionë eurosh. Titulli kampion i mungon Ajaksit prej katër sezonesh, dhe në Amsterdam mbas vitesh shitjesh të pafundme e arkëtimeve që kapin milionat, ka ardhur koha për pak shpenzime në mënyrë që të mposhtin dominimin e PSV-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online