Ahmedi: Shqipëria zgjedhje zemre, më mirë sesa titullar me Maqedoninë

Mesfushori i talentuar nga Maqedonia, Valon Ahmedi, është një ndër lojtarët debutues të kombëtares shqiptare. Sot ai është përzgjedhur për të dalë para gazetarëve dhe në konferencën për shtyp ka folur për emocionet e grumbullimit, por edhe për faktin që është i vetmi në kombëtaren aktuale me origjinë nga Maqedonia.

Kam lindur në Ohër, por jam shqiptar. Të jem pjesë e kombëtares është një ëndërr e bërë realitet për mua. Kam luajtur me Latifin, kam luajtur edhe me Grezdën. Tani jemi bashkë, janë lojtarë të mirë dhe shpresoj të jemi sa më gjatë bashkë.

Maqedonia apo Shqipëria – “Në fakt, shumë shok e njerëz më kanë thënë që të luaja për Maqedoninë, sepse është nivel më i ulët dhe do kisha më shumë mundësi të luaja në formacion. Megjithatë, u kam thënë se do të isha më krenar nëse do të luaja një ndeshje me kombëtaren kuqezi, sesa dy me Maqedoninë. E kam bërë zgjedhjen time me zemër, dua Shqipërinë.

Kontakti i parë me Panuçin – “Kam pasur një telefonatë ku më ka përgëzuar për kualifikimin me Mariborin. Jam një lojtar teknik, shpresoj të jap kontributin tim.

Momenti me Mariborin – “Është një moment magjik për mua, po më ecën gjithçka mirë, si me klubin, ashtu edhe tani me kombëtaren. Jam shumë i lumtur, shpresoj të vazhdoj kështu.

Disiplina – “Është në nivelet më të larta, besoj se i duhet grupit.

Ndeshja kundër Lihtenshtejnit – “Është një ndeshje që duhet marrë shumë seriozisht, nuk na lejohen gabime, ndaj duhet të jemi shumë të përqendruar. Sfida kundër Maqedonisë? Është e veçantë, natyrisht, por unë jam shqiptar dhe mendoj vetëm për kombëtaren tonë, nuk më intereson kë kemi përballë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online