Julian Ahmataj, kreu i pankinës së Luftëtarit, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi:
NDESHJA – “Një ndeshje shumë me presion, nga të gjithë faktorët, pasi përballë kishim një skuadër shumë të fortë, që ka një organikë që të sulmon dhe të vë në vështirësi. Ata janë të aftë të shënojnë nga çdo pozicion, pavarësisht se ti mund të marrësh masa. Këto 3 pikë ishin mjaft të rëndësishme, por matematika nuk e ka thënë akoma fjalën e saj, ndaj nuk duhet të relaksohemi.
SEZONI I MBETUR – “T’i urojmë titullin Partizanit fillimisht, por kjo nuk do të thotë që ata do të vijnë për shëtitje në javën e fundit këtu. Na presin një ndeshje ndaj Skënderbeut dhe një ndaj Partizanit, dy ekipe elitare, që mund të na hapin shumë punë.