Ahmat Grozni ka pësuar një humbje që zor ndonjë në atë ekip di ta shpjegojë. Skuadra e Berishës, Roshit dhe Balajt e pa veten në avantazh në të 39′, por në fund doli pa pikë ndaj Arsenal Tula, pasi ndeshja u përmbys në 3-1.
Ivanov shënoi në minutën e 39-të për Ahmat Grozni dhe pjesa e parë u mbyll 0-1. Balaj e Roshi, titullarë, u ndëshkuan me kartonë të verdhë, ashtu si Berisha në pjesën e dytë. Arsenali nga minuta e 41-të luajti me një lojtar më pak.
Edhe pse ndodhi kështu, Xhorxheviç dhe Balajt, për pesë minuta (53′ dhe 58′) shënuan dy gola dhe nxorën duarbosh Ahmat Groznin e shqiptarëve. Sulmuesi shkodran u zëvendësua në minutën e 56-të, kurse Berisha në të 68′. Roshi qëndroi në fushë deri në fund të takimit, që u mbyll me rezultatin 3-1 në favor të Arsenal Tula. Lesovoi në shtesë realizoi edhe golin që u preu shpresat lojtarëve të Ahmat Grozni.