Aguero i guximshëm, mbështesja dikur rivalët e Sitit

Serxho Aguero ka zbuluar për mediat se dikur ai ka mbështetur ekipin e Liverpul. Sulmuesi argjentinas po vijon të shkëlqejë me fanellën e Mançester Sitit, por mesa duket në moshë të vogël ka qenë një tifoz i “The Reds”.

“El Kun”, siç preferohet të quhet nga tifozët ka thënë se në kohën kur ai ka qenë një lojtar i Indipendientes bënte tifo për Liverpul, si pasojë edhe e ngjyrave të njëjta që anglezët kanë me klubin argjentinas. Gjithashtu përveç kësaj sulmuesi është shprehur se inspirohej nga një lojtar në veçanti, që në atë kohë luante me Liverpul. “Lojtari që më inspironte ishte Majkëll Ouen”, ka përfunduar sulmuesi.

Gjithsesi Serxho Aguero dhe pse nuk ka lozur kurrë me fanellën e Liverpul, ka një karrierë mjaft të pasur dhe në Angli me Sitin dhe numëron 204 gola në 297 takime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online