Në Azerbajxhan luan kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Ansi Agolli, por njëkohësisht dhe mesfushori Sabjen Lilaj. Agolli aktivizohet tek Karabaku që sot ka mundur thellë skuadrën e Gabalës, ku vecc Lilajt luan dhe sulmuesi Xhejms, ish-lojtari i Skënderbeut.
Mbrojtësi e ka nisur ndeshjen titullar, ashtu si dhe Lilaj e Xhejms, por në fund kampionët në fuqi kanë regjistruar një fitore 4-1. Skuadra e mesfushorit dhe sulmuesit ndodhen në një pozitë mjaft negative, pasi kanë vetëm 4 pikë pas katër javësh.
Karabaku në anën tjetër ndodhet 3 pikë pas vendit të parë, por me një ndeshje më pak se Nefcci kryesues. Skuadra e mbrojtësit kuqezi është një nga favoritët kryesor për të dalë kampion edhe këtë edicion.