Agolli në qytetin e Kaladzes, Llullaku me “baby” letonezët

 

Kapiteni i Shqipërisë nuk e njeh Samtredian: “Kurioz për këtë skuadër, por të mos mendojmë se është e lehtë”. Astana do të ketë të bëjë me ekipin që shkruajti historinë në Letoni

Nga Anton Cicani

Ka edhe pak kombëtare shqiptare në shortin e Champions League. Në fakt, të vetmit kuqezi që do të të impenjuar në kupat e Euorpës, veç skuadrave shqiptare si Kukësi, Skënderbeu, Partizani, Tirana, Shkëndija e Tetovës, Trepça ’89 dhe FK Prishtina, janë kapiteni Ansi Agolli dhe sulmuesi Azdren Llullaku. Për mbrojtësin e Shqipërisë, shorti ka sjellë kampionët e Gjeorgjisë. Por, cilët jana ata? Sapekhburto K’lubi Samt’redia…

Po, po. Pikërisht kështu. Kur ia thua Ansi Agollit me mesazh, të thotë: “Sinqerisht, nuk i kisha dëgjuar më parë, por kam kuriozitet, pasi gjithsesi bëhet fjalë për një kampione dhe, fakti që për të parën herë ka ngritur trofeun, do të thotë se janë të fortë. Surprizë ose jo, Karabaku duhet të përgatitet më së miri. Tirana ndaj Makabit? E vështirë, shumë do të thoja. Por, fanella bardheblu është e rëndë. Duhet të provojnë çudinë. Do të më pëlqente t’i shihja më tej në turin e dytë”, u shpreh kapiteni për “Sport Ekspres”, teksa duhet të mësojë disa gjëra për skuadrën që shkroi historinë në Gjeorgji, pra pikërisht Samtredia.

Një qytet që ndodhet vetëm pak kilometra larg detit të zi, ndërsa në kohën e diktaturës komuniste ishte një nga qendrat më të mëdha hekurudhore. Por, ka edhe një kuriozitet tjetër për këtë qytet: është vendlindja e Kakaber Kaladzes, ish-futbollistit të Milanit dhe kombëtares së Shqipërisë. “Vërtet? S’e dija këtë gjë”, shprehet Ansi për “Sport Ekspres”. Samtredia ngriti titullin vjet, teksa ka jetuar në një periudhë anonimiteti, duke fituar vetëm një titull në kohën sovjetike dhe duke “lundruar” ndër vite mes ligës së tretë dhe të dytë. Por vjet erdhi suksesi ndaj Shikura Sakhere, në finalen e madhe me vajtje e ardhje. Agolli do të luajë në “Erosi Manjgaladze”… Kështu quhet stadiumi 15 000 vendesh. “Pak rëndësi ka, duhet të kalojmë”.

Nga Gjeorgjia në Letoni, aty ku një ekip me shumë të rinj shkruajti historinë. Po flasim për Spartaks Jurmala, që  pas një maratone të vërtetë do të linte pas Ventspils dhe Jelgavën, edhe pse duhet ta kishte fituar me kohë kampionatin, pasi krijoi një avantazh prej 10 pikësh. Është titulli i parë në historinë e një skuadre që është themeluar vetëm në vitin 2007, pra një dekadë më parë. Në atë kohë, Azdren Llulaku ndiqte ëndrrën e quajtur Seria A, teksa luante me Sud Tirolin, në Serie C, pra kategoria e tretë italiane. Jurmala, sakaq, këtë vit, u dallua sidomos sepse ishte një ekip me një moshë mesatare nën 23 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online