Prishtina në Suedi, aty ku do të gjejë lojtarin e “12”-të!

 

Për skuadrën bardheblu, kundërshtari Norrkoping, që mund të jetë pasaporta drejt Skocisë apo Lituanisë. Presidenti i klubit suedez: “Stadiumi plot, s’do të ketë bileta”

Nga Ishujt Faroer (Trepça ’89) në Suedi, sigurisht që distanca nuk është shumë e madhe, jo aq sa mund të jetë niveli mes dy kompeticioneve, pra Champions dhe Europa League. E kështu, skuadra e Prishtinës do të ketë të bëjë me IFK Norrkopingun, skuadrën suedeze. Dhe, në rast se kalojnë turin e parë, atëherë mund të jetë një udhëtim drejt Skocisë (St Xhonston) apo Lituanisë (FK Trakai). Kurioziteti qëndron se në këtë përballje, skuadra e presidentit Remzi Ejupi do të ketë një mbështetje të madhe në stadium, sidomos jashtë fushe. Në fakt, në Suedi jetojnë shumë shqiptarë të Kosovës, familje që kanë emigruar përgjatë luftës për Pavarësi, saqë vetë numri “1” i klubit nordik u shpreh: “Ne kemi nevojë për mbështetje, jemi krenarë që jemi në këtë garë.

Sapo bisedova me presidentin e Prishtinës dhe ai mendon se stadiumi do të jetë i mbushur në Norrkoping. Shumë shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria jetojnë në Suedi dhe janë të gatshëm të blejnë sa më shumë bileta për të qenë të pranishëm në stadium”, theksoi Hunt. Norrkopingu dhe Prishtina do të luajnë më 29 qershor në Suedi dhe më 6 korrik në Mitrovicë, pra “Adem Jashari”, pasi nuk kanë stadium. Sakaq, menaxheri i ekipit suedez, tha se “s’kemi nga ta studiojmë Prishtinën, pasi s’ka nisur ende sezonin, jo si ne. Megjithatë, do t’i studiojmë me video të ndryshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online