Shkëndija gjen “vrasësen” e ëndrrave shqiptare!

Kuqezinjtë e Tetovës, ashtu si Kukësi, transfertë në Moldavi, përballë Dacia Kishinjev, që më parë kanë eliminuar Teutën por edhe Partizanin

Nga një skuadër shqiptare të Shqipërisë në një shqiptarë të Maqedonisë… kundërshtari nuk ndryshon. Shkëndija e Tetovës dhe Kukësi do të udhëtojnë në Moldavi. Në fakt, ndërsa për verilindorët kampionë të Shqipërisë, kundërshtari do të jetë Sherifi i Tiraspolit, për kuqezinjtë e Tetovës, shorti ka përcaktuar Dacian. Ndeshja e parë luhet më 29 qershor në Moldavi, ndërsa takimi i kthimit në Strumicë, më 6 korrik.

Shkëndija si vendase do të luajë në Strumicë. Kjo do të jetë hera e dytë që Shkëndija do të përballet me skuadër nga Moldavia, pasi që në vitin 2014 kundërshtar i “kuqezinjëve” ishte Zibru nga Kishinjevi. Dhe, pikërisht për të përgatitur sa më mirë këtë sfidë, Shkëndija është duke kryer fazën përgatitore në Slloveni.

Më parë, Dacia është përballur dhe ka eliminuar një ekip shqiptar. Bëhet fjalë për sezonin 2013-2014, kur u përball me Teutën e Durrësit duke e eliminuar në dy ndeshjet e zhvilluara, pasi fitoi 2-0 në Kishinau dhe 3-1 në “Niko Dovana”. Sakaq, më parë ka eliminuar edhe një ekip maqedonas, Renovën, me rezultatin final 5-1. Por, ka edhe një kuriozitet tjetër: Dacia u përball me Partizanin në vitin 2003, në Kupën Intertoto, duke e mundur dy ndeshje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online