Agolli dhe Kombëtarja: Mungesa ime, thjesht për të provuar të rinj

Ansi Agolli është kapiten dhe lider i Kombëtares, ndaj mungesa e tij në listën për miqësoren e Turqisë është parë me çudi, por në të vërtetë është thjesht një zgjedhje e trajnerit Kristian Panuçi për të mos lodhur më kot mbrojtësin kuqezi, i cili nuk ka ç’të tregojë në një miqësore ku më mirë është të provohen disa lojtarë të rinj.

Këtë e konfirmon vetë Agolli, i cili ka folur në emisionin “Zona Gol” në Supersport: “Panuçi më telefonoi dhe më shprehu besimin e tij. Për të unë vazhdoj të jem pjesë shumë e rëndësishme e kombëtares. Trajneri ka një projekt afatgjatë te Shqipëria dhe kërkon të provojë sa më shumë lojtarë kjo është arsyeja kryesore që unë nuk jam pjesë e këtij grumbullimi pasi bëhet fjalë thjeshtë për një ndeshje miqësore. Tërheqja ime nga kombëtarja? Këtë nuk mund ta them, në futboll nuk mund të bësh parashikime, nuk e di edhe për sa kohë do të luaj. Unë gjithsesi ndihem i kompletuar për ato çfarë kam arritur me Shqipërinë. Jam kapiteni i kombëtares dhe kam luajtur në një Kampionat Europian”.

Agolli është një lider edhe te Karabaku në Azerbajxhan, klub që në dekadën e fundit është futur në elitën e futbollit evropian, me rezultate mahnitëse: “Deri tani kemi bërë paraqitje shumë të mira me skuadrën e Karabakut në Champions League, normalisht është një kënaqësi më vete të japësh më të mirën tënde, në mënyrë që ekipi të arrijë ato objektiva që ka. Sigurisht që u ndjeva mirë që e pashë veten në formacionin e javës në Champions. Unë te Skënderbeu? Kam kontratë me Karabakun, ndihem mirë te klubi ku jam dhe dua të qëndroj sa më gjatë aty”.

Agolli nuk ka në plan të kthehet në Superiore, por e ka ende një ëndërr: “Nuk kam asnjë peng nga karriera ime e deritanishme. Për fat të mirë i kam arritur të gjitha ato që kam dashur dhe për të cilat kam luftuar, gjithmonë bëhet fjalë brenda mundësive. Megjithatë kam edhe një dëshirë të fundit përpara se të var këpucët në gozhdë, të fitoj edhe një tjetër titull kampion me Tiranën, pasi ndjesitë dhe emocionet që kam përjetuar kur kam qenë pjesë e bardhebluve nuk do t’i harroj kurrë. Kam kaluar një periudhë të bukur te Tirana dhe kam ndjesi të veçanta për atë skuadër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online