Revolucioni i janarit, spastrim te Partizani

Moxhi konfirmon lëvizjet dhe paralajmëron ndryshimet që do të ndodhin në janar. Të gjithë lojtarët janë në test, por ka prej atyre që e kanë prerë biletën

Drejtori i Përgjithshëm, Luçiano Moxhi, në një bisedë të tij me “Supersport” ka konfirmuar ndryshimet në stolin e kuq dhe ka treguar edhe arsyet se pse u largua Juliano. Zyrtari i kryeqytetasve ka folur edhe për ndryshimet që do të vijnë në merkaton e janarit. Moxhi ka konfirmuar se do të ketë ndryshime thelbësore, ndërsa beson se skuadra do të kthehet në rrugën e duhur. Fillimisht flet për shkarkimin e Julianos. “Folëm me drejtuesit dhe arritëm në përfundimin që Mark Juliano duhet të largohet. Ia komunikuam vendimin trajnerit dhe prej javës së ardhshme drejtimin do ta marrë Sulejman Starova, i cili njeh mirë ambientin dhe lojtarët. Nuk ishte një situatë e lehtë, trajneri merr përgjegjësi në raste të tilla, kur rezultatet mungojnë, vetëm ato nuk i dhanë të drejtë. Për fat të keq kemi pasur shumë probleme, nga dëmtimi i Çanit e deri te problemet e tjera”, – shprehet fillimisht italiani. Më tej, ai tregon edhe për të ardhmen e skuadrës dhe qëllimet që i ka vënë vetes. Sipas tij, që nga ky moment që gjithë futbollistët do të jenë në provë dhe do të ketë largime. “Në janar do të bëjmë ndërhyrje në skuadër. Deri atëherë, ata që e meritojnë do të qëndrojnë, kush nuk bind do të largohet”.

LARGIMET – Merkatoja e verës ka qenë ndër më të dobëtat e klubit të kuq, pasi kanë marrë shumë sasi, por pak cilësi. Pagimin e parë të faturës e ka bërë trajneri Juliano, ndërsa tashmë “laku” është zvogëluar edhe te lojtarët. “10 nga afrimet e klubit janë skarco”, – shprehej trajneri Starova. Kjo do të thotë se numri një i stolit e ka në mendje listën e largimeve, por nuk do të largohen të gjithë edhe për shkak të afrimeve të mundshme në merkaton e janarit. Megjithatë disa nga emrat që rrezikojnë të parët janë Selvaxhio dhe Shahinasi. Të dy lojtarët e afruar nga Juliano nuk kanë kontribuar aspak këtë sezon dhe mund të pasojnë teknikun italian. Emri tjetër në listë është Herrera. Panamezi shihej si zëvendësuesi i Torasës, por janë vite drite larg. Basrak dhe Xhixhiua janë futbollistët e tjerë që janë pjesë e kësaj liste, ndërsa Adorjan dhe La Kamera mund t’i pasojnë vetëm nëse gjenden zëvendësuesit ideal.

Asgjë nuk është parë nga cilësitë e Uarljet që do të vendosë Starovë, ndërsa mosha e re e Sulejmanit e ndihmon t’i jepet më shumë mundësi. Një tjetër çështje e nxehtë është edhe ajo e sulmuesit Edgar Çani. Situata e tij duket e dyshimtë dhe në merkaton e janarit mund të kemi edhe largimin e tij “big”.

 

Lista e largimeve

Andrea Selvaxhio

Erik Herrera

Romeo Shahinasi

Milan Basrak

Mustafa Xhixhiua

Uarlej

Edgar Çani ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online