Ardhja e Antonio Kontes në krye të Interit ka trazuar disi ujërat në kampin zikaltër, pasi priten shumë afrime këtë merkato, çka do të thotë disa të “sakrifikuar”. Një nga lojtarët që pritej të largohej, ishte dhe mesfushori spanjoll, Borja Valero.
Megjithatë, agjenti i futbollistit ka konfirmuar për mediat italiane se e ardhmaj e klientit të tij është vetëm në San Siro dhe se Valero nuk ka aspak ndërmend të largohet: “Interi është skuadra e tij, e ardhmja është vetëm zikaltër.
Nuk e di pse ka pasur zëra rreth tij, por Borja asnjëherë nuk e ka menduar largimin nga Interi. Ai është 100% zikaltër. Është i lumtur këtu dhe nuk ka arsye të ndërrojë skuadër”. Valero iu bashkua Interit në vitin 2017 nga skuadra e Fiorentinës dhe ka luajtur 75 ndeshje si zikaltër, ku ka shënuar dy gol dhe ka asistuar 1 herë.