Agjenti i Hysajt i bën presion Çelsit: Janari po mbaron!

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Agjenti i mbrojtësit Elseid Hysaj, Mario Xhufredi ka dhënë një tjetër intervistë për mediat italiane dhe është shndërruar në një nga personazhet më të dëgjuar në mediat e shtetit fqinj.

Si zakonisht, Xhufredi ka folur hapur për të ardhmen e Hysajt, me mbrojtësin shqiptar që po pret me padurim që transferimi i tij te Çelsi të kryhet. Xhufredi pranoi sot se nëse janari mbyllet dhe Hysaj mbetet te Napoli, atëherë do të nisin bisedimet për rinovimin e kontratës.

“Të dëgjosh se Ançeloti ka besim te Hysaj, është diçka shumë pozitive. Por merkato e janarit është ende e hapur dhe kemi interesim nga disa skuadra, me Çelsin si opsion shumë i pëlqyer.

Gjithsesi, nëse merkato mbyllet dhe Hysaj mbetet te Napoli, atëherë do të nisin bisedimet për të rinovuar kontratën”,- përfundoi agjenti i mbrojtësit shkodran.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *