Orges Shehi kërkonte lojtarë për në qendër të mesfushës dhe drejtuesit i janë përgjigjur. Fillimisht u afrua Shqiprim Taipi, i cili debutoi në ndeshjen e djeshme në Kupë kundër Besëlidhjes. Tashmë ka ardhur njoftimi se është hedhur firma në kontratë edhe nga malazezi Idriz Toskiç.
“Idriz Toskiç prej sot është zyrtarisht futbollist i Skënderbeut. 23-vjeçari së bashku me presidentin Ardjan Takaj kanë firmosur kontratën që e lidh për 1 vit e gjysmë me klubin bardhekuq. Toskiç ka mbërritur ditën e djeshme në Korçë ndërkohë që sot u bashkua me grupin në stërvitje në seancën e parë përgatitore në kuadër të takimit ndaj Partizanit. Malazezi luan në qendër të mesfushës dhe është afrimi i 3-të në merkaton e janarit pas Asanit dhe Taipit”, njofton klubi korçar.