Afrikani i sapoardhur te Tirana siguronte prostituta për kombëtaren

Ditën e djeshme Tirana zyrtarizoi afrimin e sulmuesit 22-vjeçar Junus Sentamu. Futbollisti i kombëtares së Ugandës luajti në pjesën e dytë të vitit 2016 me Ilves në Finlandë, ndërsa prej janarit është pa ekip.

Në janar Sentamu ishte pjesë e kombëtares së Ugandës në Kupën e Kombeve të Afrikës, kompeticion shumë i rëndësishëm në Afrikë. Aty Sentamu nuk luajti asnjë minutë, por emri i tij përfundoi në qendër të vëmendjes për një histori që është munduar të mbahet e fshehtë nga drejtuesit e federatës së Ugandës.

Mediat nga Uganda raportonin në shkurt se kombëtarja e Ugandës u përfshi nga një skandal gjatë Kupës së Kombeve që u zhvillua në Gabon, pasi trajneri serb Milutin Sredojeviç zbuloi se disa futbollistë merrnin prostituta në dhomat e hotelit ku qëndronin.

Jo vetëm kaq, por u zbulua se disa lojtarë paguanin prostituta dhe organizonin orgji, aq sa Konfederata Afrikane nisi një hetim ndaj 6 futbollistëve, mes të cilëve ishte edhe Sentamu, pasi u gjetën në një dhomë me një prostitutë, duke bërë seks dhe duke filmuar gjithçka.

Sipas uebsiteve ugandeze, ishte pikërisht sulmuesi Junus Sentamu ai që shërbente si ndërlidhës mes futbollistëve e prostitutave, duke grumbulluar paratë e futbollistëve për të gjetur më pas prostitutat. Në një kontroll rutinë nga stafi i kombëtares, në dhomën e sulmuesit të ri të Tiranës u gjetën dy prostituta.

Skandali i përfolur vetëm në media nuk është komentuar zyrtarisht nga federata e Ugandës, por sipas gazetarëve ugandezë Junus u pezullua nga skuadra, por qëndroi deri në fund të kompeticionit për të evituar skandalin në Ugandë pa përfunduar turneu.

Skandali nuk përfundonte te prostitutat, sepse raportohet se Sentamu ishte një ndër futbollistët që i bënë shantazh Federatës së Ugandës para fillimit të turneut, ku Uganda nuk merrte pjesë prej 39 vitesh. Para turneut, Sentamu me shokë kërcënuan se nuk do të merrnin pjesë në Kupën e Kombeve, nëse nuk paguheshin 1000 dollarë secili për çdo ditë në stërvitje, 10.000 dollarë për çdo fitore dhe 5.000 dollarë për çdo ndeshje të luajtur në turne. Gjithashtu, lojtarët kërkonin 15.000 dollarë si bonus për kualifikimin në Kupën e Kombeve.

Pas Kupës së Kombeve Junus Sentamu nuk është grumbulluar më në kombëtaren e Ugandës dhe këtë muaj Uganda ka luajtur një miqësore e një ndeshje të rëndësishëm për kualifikueset e Kupës së Kombeve.

Nëse Sentamu do të shënojë shumë gola për Tiranën, mbetet për t’u parë, por e sigurt është që jashtë fushe shënon, rregullisht…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online