Super marrëveshje, sigurisht që duhet pritur të zyrtarizohet. Reali i Madridit pritet të rinovojë kontratën me ADIDAS, sponsorin e saj teknik dhe bashkëpunimi pritet të zgjatë deri në vitin 2031. Palët janë ulur në bisedime dhe tashmë ka një akord.
Lajmi raportohet nga Marca, që zbulon se spanjollët do të arrijnë të përfitojnë shumën e 1.6 miliardë eurove, ndryshe 120 milionë euro në vit. Kjo pritet të jetë shuma më e madhe që një kompani veshjesh sportive i jep një klubi.
ADIDAS do të ketë një vend të veçantë në stadiumin “Bernabeu”, që pritet të rikonstruktohet dhe në të do të shpenzohet një shifër e konsiderueshme. Kjo marrëveshje me firmën gjermane të veshjes sportive vjen në momentin e duhur për madrilenët, që në verë pritet të bëjnë ndërhyrje të rëndësishme në merkato.