“A je i çmendur?”! Andi Lila tregon fjalët e Iniestës pas ndërhyrjes: I kërkova fanellën, hera e parë që u turpërova në jetë

0

Andi Lila ishte i ftuar në emisionin “Arnautistan” i Mustafa Nanos ku ka folur gjatë për të shkuarën e pasur si futbollist i Kombëtares. Në një moment është prekur edhe tema e Spanjës, ku sillet ndërmend ndeshja e humbur në Shkodër me shifrat 0-2. Lila kujton edhe duelin me Iniestën, teksa për herë të parë është ndierë i turpëruar pas ndërhyrjes së gabuar që ka bërë kundër tij.

“Në ndeshjen kundër Spanjës në Shkodër ku humbën 2-0, në mesfushën e Spanjës ishte Iniesta, Ksavi, Busquets. Lojtarët nga më të mëdhenj që ka parë mesfusha e Spanjës ndonjëherë. Ata impononin Anglinë dhe Brazilin me lojën e tyre. Ne nuk kapnim top fare. Kur vinte ndonjë top duhej që ta largonim sa më shpejt. I bëjmë një bllok të mirë në mbrojtje. Ata mendojnë dy tre kohë përpara. Iniestën e kisha përballë në një moment dhe nuk po e prekja kurrë, nuk shkoja për kontakt me të.

Nisem në një moment me sprint të fuqishëm, Iniesta pason topin një kohë përpara dhe unë përplasem me të. Ishte minuta e 38 dhe isha edhe i lodhur. Më tha: “A je i çmendur?”. Për herë të parë në jetën time më erdhi turp. I thashë: “Të kërkoj ndjesë. Të pëlqej shumë dhe dua të ndërroj bluzën me ty”. Nuk e ndërroja bluzën me çdo lojtar se kisha disa komplekse që mos të shkoja te një lojtar dhe të më refuzonte. Iniestës i kërkova bluzën dhe më bëri çudi që po më priste në dhomën e zhveshjes sa mbaroi pjesa e parë”, ka thënë Lila. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.