VIDEO/ Goli i parë që mban firmë shqiptare në Europian! Alioski i realizon Ukrainës, por gaboi nga 11-metërshi

0

Goli i parë me “firmë shqiptare” ka ardhur në Europian. Rrjeta është tundur nga ana e Alioskit që ngushtoi diferencat e rezultatit me Ukrainën në 2-1. Pas penalltisë së fituar nga Pandev, futbollisti me origjinë shqiptare do të merrte ekzekutimin e 11-metërshit.

Portieri i Ukrainës arriti që të kuptonte idenë e futbollistit të Lids duke e pritur goditjen e parë, por Alioski ka shkuar menjëherë për të dërguar topin në rrjetë pas devijimit të gardianit kundërshtar. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.