“Dua ta mbyll karrierën te Dinamo”! Edvan Bakaj flet pas arritjes: Vetëm një pyetje bëra kur erdha në ekip…

0

Edvan Bakaj është një prej protagonistëve të ekipit të Dinamos, duke e ndihmuar skuadrën që të rikthehet në Superiore. Portieri me eksperiencë ka folur për “RTSH Sport” pas fitores me Vorën në shifrat 0-2, që i riktheu dinamovitët zyrtarisht në elitën e futbollit shqiptar.

“Biseda e parë që bëra me drejtuesit kur erdha ishte: “A është bërë Dinamo për Superiore?”. Më kanë dhënë përgjigje shumë pozitive. Duke parë ekipin që ishte, besova që në fillim, besuam që në fillim dhe ia arritëm sot. Lëkundjet gjatë sezonit?

Do pak kohë që të përgjigjem. Më mirë le të festojmë sot pasi nuk e kishte arritur askush për 9 vite. Le t’i lëmë ato gjërat e tjera që kanë ndodhur. Ne jemi shumë të gëzuar që të gjithë, por më shumë për popullin dinamovit që e meriton të jetë në Superligë. Dëshira ime është që të vazhdoj deri sa të kem fuqi, dua ta mbyll karrierën te Dinamo”, u shpreh Bakaj. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.