Egnatia në ajër? Hazbiu: E kemi bazën e ekipit dhe financat

Egnatia po kalon një moment qetësie. Zyrtarisht nga kjo skuadër janë larguar vetëm dy mesfushorë, 20-vjeçarët Helgo Gumeni e Daniel Karepi. Për SportEkspres.com, shefi i klubit rrogozhinas ,Petrit Hazbiu, deklaron se situata politike nuk ka favorizuar nisjen e përgatitjeve.

“Nga skuadra jonë janë larguar vetëm dy mesfushorë, Gumeni e Karepi, të cilët nuk kishin shumë hapësira në sezonin e kaluar. Titullarët e sezonit të kaluar zyrtarisht nuk kanë asnjë kërkesë për largim, ndërsa për emra të veçantë që përfliten si të larguar, ne si klub nuk kemi dijeni. Kjo është një periudhë pushimesh, por edhe e kushtëzuar për skuadrën tonë, që administrohet nga Bashkia e Rrogozhinës”, theksoi fillimisht drejtuesi i klubit të Egnatias.

Nëse është në ajër Egnatia në përgatitjet e saj për sezonin e ri, Hazbiu e pranon realitetin dhe jep zgjidhjen e situatës. “Baza e skuadrës së Egnatias është, ndërkohë që fondet deri në fundin e vitit janë të garantuara. Si do që të vijojë kjo situatë, ne kemi menduar që të nisim përgatitjet pas datës 15 korrik. Kemi menduar që të krijojmë një skuadër më të fortë nga sezoni i kaluar”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *