Napoli ka hedhur një hap fals mesditën e sotme. Të kaltrit kanë dominuar takimin kundër Empolit, por në fund 3 pikët kanë shkuar për skuadrën toskane. Empoli fitoi me shifrat minimale 0-1 në stadiumin “Diego Armando Maradona”, duke shokuar të pranishmit në stadium.
Napoli provoi shpesh herë të gjente rrugën e rrjetës, por përballë kishin një Etrit Berisha në formë si asnjë herë tjetër. Portieri shqiptar ishte makthi i napoletanëve përgjatë gjithë ndeshjes, teksa 7 herë i ka mohuar golin me pritjet fantastike të tij. Kur të gjithë prisnin nga momenti në moment që Napoli të çantë bllokadën e Berishës, ndodhi ajo që më pak pritej. Viktor Kovalenko realizoi një goditje të përsosur nga brenda zonës dhe në minutën e 91-të i dha avantazhin Empolit. Napoli u përpoq të reagonte, por koha nuk premtoi dhe ndeshja përfundoi me fitoren 0-1 të Empolit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Great shot by Viktor Kovalenko. Empoli was leading 1-0 away against Napoli in the last moments!pic.twitter.com/v5CtBov7fO
— FootColic ?? (@FootColic) November 12, 2023