E FUNDIT/ Atë që nuk e bëri dot Partizani, Ilir Daja jep leksione se si poshtërohet Bate Borisovi

Ballkani i Ilir Dajës sheh grupet e Ligës së Konferencës të jenë vetëm 90 minuta larg. Atë që Partizani nuk arriti dot ta bënte në dy përballje, e bën Ballkani brenda 90 minutave. Ilir Daja jep leksione se si mundet Bate Borisovi. Kampionët e Kosovës e kanë mposhtur ekipin bjellorus me rezultatin e pastër 4-1.

Bate Borisovi kaloi e para në avantazh me anë të Laptevit në minutën e 10 të takimit. Por më pas nis poshtërimi nga ana e Ballkanit. Jashanica ktheu baraspeshën në minutën e 31-të, ndërsa Tolaj shkundi dy herë rrjetën në pjesën e dytë(57′, 66′). Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Thaqi vulos shifrat përfundimtare në 4-1 dhe hipotekon në një farë mënyre kualifikimin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *