Shkatërroi Bate Borisovin, Daja nuk i kursen thumbimet: Specialistët nuk po i zë gjumi natën, merren me një humbje të timen

Ballkani është thuajse i kualifikuar në grupet e Ligës së Konferencës pas fitores së thellë 4-1 kundër Bate Borisovit. Pas përfundimit të ndeshjes, Ilir Daja ka folur për mikrofonin e “Supersport”-it, ku ka dhënë përshtypjet e para për lojën e zhvilluar nga ekipi i tijm Daja ia ka dedikuar fitoren Lindon Emërllahut, ndërsa në fund nuk i ka kursyer edhe thumbimet për specialistët e studiove televizive.

“Kjo fitore i shkon Lindon Emërllahut, sepse dje është rikuperuar dhe i urojmë rikthim sa më të shpejtë. Kjo fitore shkon për tifozët e Suharekës, tifozët kosovarë. Kjo fitore shkon për këta djemë që nuk dorëzohen kurrë.

Kemi dominuar kundërshtarin, me raste, me lojë, me gola. Kemi humbur raste, por kemi shënuar. Rezultati 4-1 në ndeshjen e parë ndaj një kundërshtari me goxha eksperiencë, sigurisht se është fitore bindëse për çunat. Sukseset e Ballkanit janë sukseset e Kosovës. Kemi shtatë ndeshje, gjashtë fitore, një humbje. Unë nuk merrem, por le të merren specialistët me një humbje se nuk po i zë gjumi në darkë”, ka deklaruar Ilir Daja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online