VIDEO/ Edon Zhegrova vendimtar për Lilën, i jep fitoren francezëve në “play off”

Lila ka fituar ndeshjen e parë të “play off”-it të Ligës së Konferencës. Francezët kanë mposhtur Rijekën me rezultatin 2-1. Kroatët kaluan të parët në avantazh me anë të Pashaliçit në minutën e 24-t të takimit. Vetëm 2 minuta përpara përfundimit të pjesës së parë, Edon Zhegrova ka tundur rrjetën, duke vendosur baraspeshën e përkohshme.

Fitorja për Lilën erdhi në minutën e 89, atëherë kur Joro e dërgoi topin në rrjetë. Ndeshja përfundoi kështy me shifrat 2-1, për meritë edhe të Edon Zhegrovës. Takimi i kthimit do të luhet pas një jave në Kroaci, ku do të vendoset edhe emri i ekipit që do të shkojë në grupe të Ligës së Konferencës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online