Kilian Mbape e nisi ndeshjen e sotme si ndëshkim për vendimin e tij për të mos rinovuar me PSG-në. Këta të fundit u ndeshën me Tuluzën në javën e dytë të kampionatit francez, në një ndeshje që përfundoi në baraspeshë 1-1. Pjesa e parë përfundoi me shifrat 0-0, prandaj Luis Enrike vendosi të aktivizonte Kilian Mbapenë për të ndryshuar fatin e takimit.
Lojtari 24-vjeçar fitoi penallti në minutën e 61-të, të cilën po vetë e shndërroi në gol. Megjithatë goli i tij nuk u përkthye në tre pikë për PSG-në. Po nga pika e bardhë e penalltisë Abuklali tundi rrjetën në minutën e 87 dhe vulosi rezultatin në 1-1./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Kylian Mbappe vs Toulouse pic.twitter.com/tlmIwOz3rE
— Roni???? (@roni_shadow) August 19, 2023