Armando Sadiku po kalon një formë mjaft të mirë me Kartagjenën këtë sezon. Sulmuesi shqiptar nuk ndalet së shënuari, teksa tashmë shkon në kuotën e 7 golave në kampionat. Një shifër e tillë e rendit të dytin në listën e golashënuesëve, vetëm një hap larg Uzunit, i cili udhëheq me 8 gola.]
Kartagjena mposhti Eibarin me rezultain 2-1. Miqtë kaluan të parët në avantazh gjatë pjesës së parë të takimit, ndërsa në të dytën ishte Sadiku ai që ktheu baraspeshën. Sulmuesi nga Elbasani fitoi një penallti, të cilën e përktheu në gol në minutën e 68. Në minutat shtesë, Kartagjena shënon përsëri me anë të Ortunjos dhe siguron kështu tre pikët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Video edited on Kapwing