Thyejnë çdo rregull vetë por e quajn skandal kur e bëjnë të tjerët, serbët kërkojnë ndërhyrjen e FIFA-s për kroatët

Serbia theu çdo rregull të FIFA-s në lidhje me lënien jashtë të politikës. Flamuri serb me hartën e Kosovës dhe me mbi shkrimin “Ne nuk dorëzohemi” bëri bujë të madhe mediatike dhe ishte në kundërshtim me atë çfarë vetë futbolli përpiqet të përcjellë. Por në Serbi rregullat vlejnë vetëm për të tjerët.

Ditën e sotme kanë rënë si gjithmonë kambanat e “skandalit“ për mediat serbe. “Kurir“ kërkon ndërhyrjen e FIFA-s dhe shkak është bërë një flamur i hapur në tribuna nga tifozët kroatë në ndeshjen kundër Kanadasë. Disa tifozë kanë hapur flamujt e Ustashas, një organizatë fashiste, e njohur ndryshe si Lëvizja Revolucionare Kroate që ishte aktive në vitet 1925-1945. Kaq ka mjaftuar që në Serbi të skandalizohen dhe të kërkojnë dënime nga FIFA, pavarësisht se Kombëtarja e tyre përfshin një tjetër shtet sovran si pjesë të territorit të tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online