Tyson Fury mbrojti titullin e tij të peshave të rënda ËBC pasi mposhti sfiduesin Dillian Ëhyte me nokaut në raundin e gjashtë. Në një spektakël para 94.000 tifozëve në Ëembley, Fury mbrojti në mënyrë dominuese titullin e peshës së rëndë më të mirë në botë sipas versionit ËBC. Ëhyte u trondit në raundin e pestë. Fury ishte gjithnjë e më i rrezikshëm, ndërsa kundërshtari nuk kishte përgjigjen e duhur për boksin e treguar nga kampioni.
Dhe më pas në raundin e gjashtë një spektakël i vërtetë. Fury goditi Ëhyte dhe ky i fundit u vendos në gjumë, duke nisur të zvarritej në tokë. Kjo ishte fitorja e tij e 32-të në karrierë në të cilën ka një barazim. Në fund Tyson Fury paralajmëroi edhe mbylljen e karrierës: “Me shumë mundësi, kjo ishte ndeshja ime e fundit”, tha Fury që tani ka vendosur që t’i përkushtohet familjes dhe ta mbyll me boksin. /Sport Ekspres/
Tyson fury KNOCKSOUT Dillian Whyte#FuryWhyte pic.twitter.com/X8CIo9zmjP
— BossmanBoxing™? (@BoxingTweets3) April 23, 2022
TYSON FURY JUST DID THE DANG THING ? #FuryWhyte pic.twitter.com/TzcQhlvO5r
— Top Rank Boxing (@trboxing) April 23, 2022