Tifozët në Ligue 1 ironizojnë skuadrën e tyre, modifikojnë shprehjen simbol të Liverpulit: Ju ecni, futbolli do vrapim

St Etieni ka marrë një humbje të thellë 1-4 në përballjen e mbrëmshme kundër Monakos. Skuadra franceze ndodhet në vendin e 18 në tabelën e renditjes dhe rrezikon seriorisht rënien nga kategoria këtë sezon. Tifozët kanë qenë të pranishëm në shkallët e stadiumit për të mbështetur ekipin e tyre, por nuk kanë munguar as thumbimet prej tyre.

Ultrasit e St Etienit kanë shpalosur një baner, ku ngacmojnë skuadrën e tyre të zemrës për situatën e vështirë në të cilën ndodhen në Ligue 1. Në të shkruhet shprehja e famshme që është kthyer në simbol të Liverpulit, por nga ana tjetër duke u kujtuar faktin se futbolli luhet duke vrapuar. “ASSE (AS Saint Etien), ti kurrë nuk do të ecësh vetëm… por futbolli luhet duke vrapuar”, shkruhet në banerin e hapur në stadium./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *