Livramento bëhet keq nga tronditja e pësuar, Armando Broja tenton t’i japi forcë në…shok psikologjik

Armando Broja e ka nisur nga stoli ndeshjen e sotme të Southampton ndaj Brighton. Pjesa e parë ka përfunduar në shifrat 2-1 për Brighton. Ajo që duhet veçuar ishte minuta e 37 e takimit, ku thesari i ekipit të Hasenhutl, Livramento, ka pësuar dëmtim të rëndë dhe të frikshëm.

Duhej ndërhyrja e barrelës për ta nxjerrë jashtë mbrojtësin që nisi edhe të lotonte pas gjithçkaje ndodhi. Armando Broja është çuar nga pankina për t’i dhënë forcë shokut të tij në këtë moment, por shihej qartë shoku psikologjik. Të dy këta lojtarë kanë ardhur nga Chelsea për të dhënë kontributin e tyre te Southampton. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online