Kjo fundjavë ritkhen përsëri legjinarët në aksion. E shtuna do të jetë një ditë e veçantë për Geraldo Bajramin. Ish-mbrojtësi i Shpresave kuqezi ka bërë mrekullinë me skuadrën e tij, Kidderminster Harriers. Klubi në fjalë garon në Ligën e 6 të Anglisë, por në në FA Cup do të ketë mundësinë të përballet me West ham-in e vendit të 5-të në Premier League, teksa në raundin e mëparshëm arritën të habisnin këdo me eliminimin e Reading-ut nga ky kompeticion.
Ndërkohë po FA Cup minuta mund të ketë edhe për Armando Brojën. Southampton-i luan kundër Coventry City-t dhe ndoshta Hasenhuttl mund të zgjedhë të aktivizojë edhe sulmuesin shqiptar. Gjithashtu Milot Rashica pritet të jetë në fushën e lojës në përballjen kundër Wolverhampton-it.
Në Spanjë gjithashtu do të ketë dy sfida në të cilat do të rrokulliset topi edhe nga lojtarë shqiptarë. Rayo Vallecano e Ivan Balliut pas suksesit në Kupën e Mbretit do të udhëtojë në transfertë për t’u përballur me Celta Vigon. Ndërsa në krahun tjetërm Muriqi do të përpiqet të shënojë golin e tij të parë në La Liga në sfidën kundër Cadiz-it.
Për të kaluar më pas në Itali, atje ku Lazio e Hysajt dhe Strakoshës do të udhëtojë drejt Fiorentinës me misionin për të marrë me vete tre pikët, ndërsa Roma pret Genoa-n në “Olimpico”. Ndërkaq, në Francë Shaqiri synon të përsërisë mbrëmjen si kundër Marsejës, por këtë herë përballë do të ketë Monaco-n.
Angli
13:30 Kidderminster Harriers – West Ham
16:00 Southamton – Coventry City
16:00 Wolverhampton – Norwich City
Itali
15:00 Roma – Genoa
20:45 Fiorentina – Lazio
Spanjë
16:15 Mallorca – Cadiz
18:30 Celta Vigo – Rayo Vallecano
Francë
21:00 Mocano – Lyonnais
Kroaci
15:00 Gorica- Hajduk Split
17:05 Rijeka – Lokomotiva Zagreb
Hungari
14:45 Kisvarda – Budapest Honved