VIDEO/ Ronaldo mban mbi supe peshën e fajit, Middlesbrough eliminon Manchester-in para kohe nga FA Cup

Manchester United është befasuar mbrëmjen e sotme, teksa i ka thënë lamtumirë përpara kohe FA Cup. “Djajtë” e kuq kanë barazuar me rezultatin 1-1 kundër Middlesbrough-ut, por pas 16 penalltive të ekzekutuara ekipi nga Championship-i siguron biletën për më tej.

Një peshë të madhe të fajit mban edhe Cristiano Ronaldo. Ylli portugez ka humbur një 11 metërsh në minutën ne 20, duke e dërguar topin jashtë kuadratit. Jadon Sancho shënon golin e avantazhit 5 minuta më vonë, ndërsa në pjesën e dytë, kur kronometri i arbitrit shënonte minutën e 54-t, Crooks kthen përsëri barashpeshën.

Fati i takimit nuk është zgjidhur as në 30 minutat e kohës shtesë, prandaj të dyja skuadrat i janë drejtuar penalltive. Plot 16 goditje janë gjuajtur nga pika e bardhë, ku Middlesbrough ka shënuar 8 prej tyre, ndërsa Manchester United vetëm 7. Në fund ishte Elanga ai që gaboi, duke mos pasur shënjestrën e duhur përballë portierit kundërshtar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online