Turqia ka lënë për të dëshiruar në këto dy ndeshje të para të Euro 2020. Pas humbjes 3-0 kundër Italisë, tashmë skuadra e Gunes ka pësuar një tjetër disfatë, këtë herë 2-0 kundër Uellsit. Këto rezultate kanë ndikuar në psikologjikë e lojtarëve të cilët i kanë shfryrë nervat e tyre në minutat e fundit të lojës.
Në momentin kur njëri prej futbollistëve të Uellsit gjendej i shtrirë përtokë në zonën e tij, Yilmaz shkon të bëjë një gjest që të kujton rastin e Nuabuezes kundër Bylisit. Ngjarje të tilla nuk ndodhin vetëm në Superiore, teksa protagonist bëhen edhe Kombëtaret e një kompeticioni madhor si Kampionati Europian.
Në të njëjtën mënyrë, Yilmaz i është afruar kundërshtarit të shtrirë përtokë dhe e ka goditur me shuplakë në fytyrë. Një verprim ky që kurrsesi nuk mund të tolerohej nga uellsianët që gjendeshin përreth, të cilët kanë reaguar menjëherë duke e hedhur përtokë lojtarin e Lilës.
Më pas situata ka precipituar, me turqit të cilët i lënë nervat dhe shpërthejnë në sherr me kundërshtarët. Në fund gjyqtari ka vendosur të ndëshkojë me karton të verdhë aktorët kryesorë të këtij episodi për të lejuar të luhen minutat e pakta të mbetura në dispozicion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Different Flavour of Action in the match between #WalesvsTurkey
Tension ! Battle ! Aggression ! Of course not a pleasant scenes to watch in football arena …
Anyway Yellow card? awarded to Burak Yilmaz, Hakan Calhanoglu, Chris Mepham and Ben Davies so far . #EURO2020 #TURWAL pic.twitter.com/3gj1ilKYnu— GP Samarpan (@GP_Samarpan98) June 16, 2021