Paul Pogba u shpall lojtari i ndeshjes në fitoren e Francës ndaj Gjermanisë. Mbrëmja e sotme ishte perfekte për mesfushorin e Manchester United që ishte pika kyçe e Francës në nisjet e aksioneve sulmuese. Madje edhe goli i parë do të vinte pas kompozimit të pasimit artistik që erdhi nga Pogba.
Ky i fundit e dërgoi topin me trajektoren e çuditshme pikërisht në këmbët e shokut të skuadrës. E pamundur që të dërgohej në atë vend dhe me forcën e llogaritur në perfeksion, ndërsa prej këtij harkimit do të vinte edhe autogoli i Humels. Por më shumë sesa gafa e mbrojtësit gjerman ajo që meriton të rishikohet është pasimi i Pogbas që ndryshon fytyrë sa herë vesh fanellën e Francës duke shkëlqyer, ndryshe nga Manchester United ku bie shpeshherë në qendër të kritikave. /Sport Ekspres/
Can we talk about this pass from Paul Pogba??… pic.twitter.com/Xpigwx5Ywx
— Vince (@Holdmy6ixBDs) June 15, 2021