Siti-Liverpul po shndërrohet në një derbi në Angli, me të dyja skuadrat që vitet e fundit i kanë dhënë tonin futbollit anglez. Edhe sot, në takimin e Superkupës së Anglisë (Community Shield), dy skuadrat u vunë përballë njëra-tjetrës.
Në 90 minutat e rregullta, skuadrat nuk kishin diferenca, duke u ndarë në barazim 1-1 falë golave të Rahim Sterling dhe Joel Matip. Por nga pika e bardhë e 11-metërshave, ishin “Qytetarët” ata që triumfuan, duke mos gabuar asnjë penallti. I vemti që e humbi penalltinë për Liverpulin ishte holandezi Vijnaldum.
Community Shield, finale
Man. Siti – Liverpul 1-1 (5-4)
Sterling 12’ / Matip 78’