Pol Pogba nuk duket në horizont dhe Realit i duhet të shohë për pista të tjera. Doni Van de Bek është emri i parë që synon Perez si plan rezervë për Pogba. Ditën e sotme ka dalë edhe një tjetër opsion shumë interesant.
Mediet evropiane raportojne se Reali është futur në garë për të transferuar Bruno Fernandes. Portugugezi është treguar i jashtëzakonshëm me Sportingun e Lisbonës gjatë sezonit të kaluar. Ai arriti rekordin si mesfushori që ka shënuar më shumë gola brenda një sezoni futbollistik në kampionatin portugez, me plot 32 rrjeta.
Reali ka nevojë për një fantazist të tillë dhe e ka në listë si një emër potencial për të ardhur në “Santiago Bernabeu”. Sporting pretendon rreth 70 milionë euro për 24-vjeçarin. Juanjtid e kërkonte me ngulm, por nuk arritën të plotësonin kërkesat e klubit portugez. Real do të hyjë në garë. Një mesfushor është nevojë e madhe në Madrid.