Karius më në fund gjen qetësi, e ngushëllon një bukuroshe gjermane

Loris Karius ka kaluar një vit për t’u harruar. Gafat që bëri në finalen e Championsit në takimin ndaj Realit të Madridit kanë dëmtuar jo pak karrierën e tij.  Anglezët e Liverpul vendosën që t’i tregonin derën gjermanit, i cili mori valixhet dhe udhëtoi drejt Turqisë.

Beshiktashi e priti krahëhapur, duke mos i marrë në konsideratë gabimet e finales, por makthet nuk e lanë të qetë as në elitën e futbollit turk, pasi sërish bëri gafa të rënda. Puna shkoi deri aty sa trajneri vendosi që ta kalonte në stol për disa ndeshje, që vetë Kariusi të binte në qetësi.

Në këto ditë vere , portieri i Beshiktashit ka vendosur që t’i kalojë në vendet e ngrohta, larg problemeve, duke shpresuar se viti i ri do të jetë shumë ndryshe nga këto dy të fundit.

Frymëzimi është një bashkëkombëse e portierit. Sofia Thomalla është parë me gjermanin në Florida. Mesa duket portierit e ka gjetur se me çfarë të ngushëllohet pas një viti mjaft të ngarkuar me shumë stres.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online