Përforcohet sulmi, Milani prezanton portugezin e talentuar

Milani vazhdon të përforcohet. Sot ka ardhur edhe zyrtarizimi i transferimit të Rafael Leao në Milanelo. Kuqezinjtë paguan 30 milionë euro te Lila për kartonin e 20-vjeçarit, i cili ka firmosur një kontratë 5-vjeçare.

Sulmuesi portugez është një produkt i Sporting Lisbonës, ndërsa verën e kaluar u transferua në kampionatin francez. Tetë gola në 26 ndeshje shënoi Leao dhe tani është gati të nisë aventurën me “djallin kuqezi”.

Lojtari potent aktivizohet në rolin e sulmuesit të parë dhe të dytë, si edhe në rolin e sulmuesit të majtë. Aktualisht është pjesë e Portugalisë U21 me të cilët ka zhvilluar 5 ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *