Empoli merr vendim, e ardhmja e Veselit jashtë Italisë?

Frederik Veseli dhe shokët e tij zhvilluan një futboll të bukur, por Empoli nuk ia doli të mbijetonte në Serie A. Mbrojtësi i kombëtares ka edhe dy vite kontratë me klubin toskan, por e ardhmja e tij mund të jetë jashtë Italisë.

Pianetaempoli.it raporton se në adresë të 26-vjeçarit kanë ardhur oferta të ndryshme nga jashtë vendit. Drejtuesit e Empolit kanë vendosur ta shesin “xholin” e repartit defensiv dhe janë në pritje të ofertës më të mirë.

Fakti që numri i mbrojtësave në ekip është shumë i madh i lejon drejtuesit e klubit që të “sakrifikojnë” shqiptarin e lindur në Zvicër. Veseli numëron 20 ndeshje me kombëtaren kuqezi dhe është pjesë e Empolit prej gushtit të vitit 2016, kohë kur la Luganon për t’u transferuar në kampionatin italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *