Zyrtare | Jo vetëm Sebajos, Reali largon një tjetër talent

Reali i Madridit vijon me huazimet e të rinjve, që nuk kanë mundësi të aktivizohen me skuadrën e parë. Këtë herë është radha e Borja Majoral. Sulmuesi, që sapo ishte kthyer në Madrid, nuk do të qëndrojë gjatë në kryeqytet.
Klubi madrilen, nëpërmjet një komunikate zyrtare, njofton se 22-vjeçari do të vazhdojë edhe për një vit tjetër qëndrimin e tij te Levante. Spanjolli ishte pjesë e kësaj skuadre edhe sezonin e shkuar, ku numëron pesë gola dhe tre asiste.

Megjithëse kartoni i tij i përket Realit, e ardhmja e sulmuesit nuk shihet në “Santiago Bernabeu”. Ardhja e Joviç, por edhe forma e ulët e treguar prej tij nuk jep aspak premisa që Zidan ta bëjë pjesë të ekipit. Verën e ardhshme pritet të largohet përfundimisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online