Kukësi do të zhvillojë ditën e sotme seancën e parë stërvitore me trajnerin e ri Shpëtim Duro. Përgatitjet për sezonin e ri fillojmë me një risi, nga vitet e kaluara. Verilindorët kanë vendosur të ndryshojnë kompleksin stërvitor.
Duke filluar nga sot “baza” e kampionëve të Kupës së Shqipërisë është kompleksi stërvitor “Football Republic”, një investim ky i bërë nga ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Redi Jupi.
Kukësi bëhet skuadra e dytë që zhvillon stërvitje në këtë kompleks pas Partizanit që shfrytëzoi ambjentet e këtij kompleksi gjatë sezonit të kaluar. Në tre vitet e fundit verilindorët janë stërvitur në kompleksin “Internacional”.