Tirana ka zhvilluar ditën e sotme një takim miqësor kundër Flamurtarit të Prishtinës. Ndeshja e zhvilluar në Ohër ka mbaruar me fitoren 3 – 1 të skuadrës prishtinase. Golat për klubin kuqezi u shënuan nga Kabashi, Maliqi dhe Krasniqi.
Golin e vetëm të Tiranës e shënoi i riu Dionis Çikani, i cili vitin e kaluar ka qenë pjesë e ekipit B të Tiranës në Kategorinë e Dytë.
Kjo është miqësorja e tretë e Tiranës në Maqedoninë e Veriut. Më parë bardheblutë barazuan 2 – 2 me Renovën dhe humbën 1 – 0 ndaj Dukagjinit të Klinës.
Flamurtari 3 – 1 Tirana
Shënues: Kabashi, Maliqi, Krasniqi / Çikani
Formacioni i Tiranës: Lika, Doka, Osmani, Goxha, Hoxhallari, Celhaka, Batha, Hasani, Cale, Torasa, Muci