Dy mesfushorët shqiptarë, Ylber Ramadani dhe Arbnor Muçolli, kanë nisur sezonin e ri me skuadrën e Vejles në Danimarkë. Të dy lojtarët e nisën nga minuta e parë ndeshjen në transfertë kundër Fremad Amager që u mbyll me rezultatin 2 – 2.
Klaus Gjasula ishte titullar në takimin miqësor midis Paderborn dhe baskëve të Atletik Bilbao. Mesfushori i lindur në Tiranë po bëhet gati për sezonin e tij të parë në elitën e futbollit gjerman.
Një takim miqësor interesant ishte ai midis Suonsit dhe Atalantës, ku në fushë nga minuta e parë ishin Bersant Celina për uellsianët dhe Berat Gjimshiti tek ekipi bergamask. Në fund të 90 minutave ekipi uellsian përmbysi italianëet duke fituar me shifrat 2 – 1.