Jo vetëm Progni, Teuta e mbyll me një tjetër sulmues

Teuta ka konfirmuar largimin e Tomislav Bushiç nga klubi durrsak. Palët kanë vendosur të ndahen pasi kontrata e 33-vjeçarit mbaroi pas eliminimit të Teutës nga kualifikueset europiane.

Sulmuesi iu bashkua klubit bregdetar gjatë merkatos së janarit, por bashkëpunimi rezultoi zhgënjyes me kroatin që shënoi  një gol me fanellën e klubit bregdetar.

Bushiç është sulmuesi i dytë që largohet ditën e sotme nga Teuta. Pak orë më parë Gerhard Progni u zyrtarizua te skuadra e Gjilanit.

https://www.facebook.com/59064889461/posts/10157381428204462?sfns=mo

NJOFTIMI I KLUBIT TË TEUTËS

 

Gerhard Progni dhe Tomislav Bushiç nuk do të jenë më pjesë e Teutës.

Klubi I Futbollit Teuta zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Gerhard Progni dhe Tomislav Bushiç Mesfushori dhe Sulmuesi  i kanë perfunduar kontrata me Teutën. Të dy lojtarët, i’u bashkuan skuadrës sonë sezonin e kaluar. KF Teuta falenderon Gerhard Prognin dhe Tomislav Bushiç për kontributin e dhënë me skuadrën tonë dhe i urojmë suksese në karrierë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *