Kontratë 2 + 1, klubi austriak prezanton Bekim Balajn

Bekim Balaj është prezantuar në ambientet e skuadrës së re. Sulmuesi shkodran ka pranuar ofertën e austriakëve të Shturm Grac, duke firmosur një kontratë 2 vjeçare me klubin që militon në Bundesligën austriake. Në marrëveshjen e firmosur ekziston dhe një opsion rinovimi për një vit të tretë.

Asnjëherë nuk është e lehtë të gjesh sulmues cilësor. Jam mëse i gëzuar që arritëm të bindnim Bekim Balajn për të ardhur te Shturm Grac. Është absolutisht një sulmues i një niveli të lartë. Krahas fizikut dhe atleticizimit, ai është një lojtar që vrapon shumë dhe i fortë në lojën në ajër”, tha drejtori sportiv Gynter Kraisl

Shturm Grac është një klub tradite i Austrisë me fansa të zjarrtë. Kjo është diçka që më pëlqen. Tani e rëndësishme është që të integrohem sa më shpejt me pjesën tjetër të grupit. Mezi pres të filloj seancën e parë stërvitore”, tha Balaj

“Trajneri Nestor El Maestro vlerësoi sulmuesin shqiptar duke veçuar karakteristikat e tij fizike dhe eksperiencën e 28-vjeçarit. “Bekimi është një sulmues i fuqishëm,i cili me gjatësinë e tij na bën akoma më të fortë në lojën në ajër. Ka eksperiencë të shumtë në arenën ndërkombëtare që me siguri do të nevojë në ndihmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *