Skuadra e Laçit dhe fizioterapisti Dario Zërniç nuk do të bashkëpunojnë për këtë sezon të ri futbollistik. Largimi i boshnjakut nga kurbinasit është konfirmuar nga vetë ky i fundit, i cili në Instagramin e tij zyrtar, shkroi:
“Të dashur miq, sot dua të falënderoj të gjithë ata që më dhanë mundësinë të bëj punën time te Laçi në mënyrë profesionale dhe të suksesshme. Gjithashtu, dua të falënderoj presidentin, stafin, skuadrën, njerëzit që drejtojnë klubin dhe lojtarët për bashkëpunimin. Më duhej të largohesha për shkak të disa problemeve familjare. Ju uroj fat të mbarë, shëndet dhe shumë sukses në jetët tuaja private dhe në ato profesionale”.
Komentet ishin të shumtë në këtë postim, me shumicën e lojtarëve të Laçit që i uruan fat në të ardhmen, madje të shumtë ishin dhe ata që i thurën elozhe, me emra si Redon Xhixha, Regi Lushkja dhe Elvi Berisha.